7 Ditë pa djersë

Seven Days

®

Antiperspiranti më i fuqishëm në treg.

Shumë efektiv kundër Hiperhidrozës (djerësitjes së tepërt) për femra dhe meshkuj.

7 ditë pa djersë

SevenDays

®

Antiperspiranti që redukton djerësitjen deri në 7 ditë me një aplikim të vetëm. Për femra dhe meshkuj.

A është për mua SevenDays®?

SevenDays® rekomandohet për personat që vuajnë nga djersitja e tepërt dhe nuk kanë gjetur zgjidhje me deodorantët e zakonshëm.

Je sportist, person aktiv që bën vrap ose aktivitet fizik? Je person që bën punë fizike, ose vishesh me uniformë në punë? Atëherë ti e njeh shumë mirë problemin e djerësitjes në zonën aksilare (sqetullat).  

Deodorantët e zakonshëm maskojnë aromat e pakëndshme, kurse antidjersat e zakonshme nuk kanë fuqinë e duhur. SevenDays® është zgjidhja!

SevenDays® është shumë efektiv në ndalimin e djerësitjes në sqetulla, dhe ka efekt për një javë me një aplikim të vetëm, pa lënë shenja në rroba. 

SevenDays® prodhohet në Gjermani dhe shitet në të gjithë Botën që nga viti 2009.

Si funksionon SevenDays®?

Formulimi unik me përbërës aktiv të SevenDays® ngushton përkohësisht gjëndrat tuaja të djersës në zonat e trajtuara të lëkurës.

Ndalon në mënyrë efektive djersën, gjithashtu redukton në mënyrë të menjëhershme aromën e pakëndshme dhe më tej ndalon zhvillimin e bakterieve që prodhojnë këto aroma. 

SevenDays® është një antiperspirant me formulim unik dhe shitet në farmaci. Antiperspirantët ndalojnë/pakësojnë prodhimin e djersës në mënyrë të rikthyeshme, për dallim nga deodorantët që më së shumti kanë për qëllim heqjen e aromës së pakëndshme, duke mos ndikuar tek faktori kryesor që është djerësitja. Reduktimi i djerësitjes bën që të mos zhvillohen bakteriet që shkaktojnë aromën e pakëndshme. 

Përbërësit:

  • Ujë
  • Alkool i denatyralizuar.
  • Klorohidrat Alumini
  • Klorur Alumini
  • Propilen Glikol
  • Celulozë
  • Glicerinë
  • PEG-12 Dimetikoni

Si përdoret SevenDays®?

Aplikohet në darkë para gjumit, në sqetullë të thatë, në mënyrë që të perthithet gjatë natës.

SevenDays® përdoret në mbrëmje para se të shkoni në shtrat, duke e lejuar atë të japë efekt gjatë natës.

Roll-on sevenDays®, aplikohet 2-3 herë në lëkurë të larë dhe të thatë. Vishuni pasi produkti të jetë absorbuar nga lëkura plotësisht. Të nesërmen në mëngjes, mund të bëni dush si normalisht.

Aplikojeni përsëri SevenDays® nëse efekti i tij zvogëlohet.

Rezultati:

Me aplikim të rregullt, jep efektin e dëshiruar 7 ditë pa djersë. Zonat problematike qëndrojnë të thata. (*test instrumental)

Këshilla të dobishme:

Kur përdoret në sqetull, SevenDays® ka një efekt dukshëm superior nëse zona ku është aplikuar është e depiluar, sepse lëkura është më e lehtë për t’u aksesuar.

Kujdes: Duhet të ketë kaluar një periudhë prej 24 orësh nga depilimi, deri në aplikimin e SevenDays®.

Vetëm për përdorim të jashtëm. Mos e aplikoni në zona të hapura të lëkurës. Mos e vini në kontakt me sytë, gojën ose mukozën. Mbajeni larg fëmijëve.

Pse djersitem?

Djerësitja është si kondicioner i falur nga natyra. Secili ka të vetin të integruar në trupin e tij.

Në rrethana të ndryshme, ne fillojmë të djerësijmë – kur është shumë vapë ose kur jemi shumë aktivë. Gjendrat e djersës sekretojnë lëng që avullon në lëkurë. 

Ftohje avulluese, apo jo!

Ftohja avulluese ftoh trupin sepse largon nxehtësinë prej tij. Një zgjidhje e zgjuar nga natyra.

Pra, djersitja është e nevojshme dhe e shëndetshme. Por atëherë pse të përpiqemi të djerësijmë më pak?

Sepse shumë prej nesh djersijnë më shumë se ç’është e nevojshme për trupin. Dhe kjo ndodh në situata që thjesht do të ishim shumë më mirë pa djerësitje (një takim i rëndësishëm, një intervistë pune, etj.)

Përveç kësaj, djerësitja nën sqetull nuk është efektive. Për shkak të anatomisë së trupit tonë, lëngu i sekretuar nuk mund të avullojë e si pasojë, ai rrjedh poshtë sqetullave.

SevenDays® miku yt më i mirë.

Çfarë e bën një mik të mirë? Ai është aty për ty kur ke nevojë për të.

Mund të mbështetesh tek SevenDays®, edhe kur gjërat bëhen të vështira, ai është aty për ty.

SevenDays® është miku yt më i mirë kur bëhet fjalë për djersitjen. Nuk do të të zhgënjejë!

Nuk ka situtatë të cilës SevenDays® nuk i bën dot ballë – qoftë një takim i rëndësishëm, intervista për punë, kontrolli policor, palestër intensive – do të ndihesh i/e qetë dhe me sqetulla më të thata se kurrë.

Çfarë do të ndryshojë SevenDays® në jetën tënde?

Imagjino një nga ditët e tua normale? Çfarë të vjen ndërmend? Ndoshta shkolla, puna, takimet, palestra?

Je në një takim? Apo ndoshta je në aeroport duke udhëtuar për punë ose pushime? Me siguri je rrethuar nga shumë njerëz. Por si dëshiron të ndihesh në këto momente? Djerësitja nuk do të të ndihmonte aspak, këtu le të biem dakord. Seven days® të ndihmon dhe merret përfundimisht me këtë punë.

Prandaj – mos e djersit jetën tënde, përdor SevenDays®.

Po aroma?
E di që nuhatja luan një rol të madh në zgjedhjen e një partneri? Trupi, modeli i flokëve dhe rrobat janë sigurisht një gjë, por mos harro se era e trupit është shumë e rëndësishme. Pa djersë, ndihesh tërheqës/e dhe je konfident/e të jesh vetvetja. Zgjidh aromën e trupit tënd, pa kamuflimin që i jep djerësitja.

Mbro bluzën tënde të preferuar
Sa kushtoi bluza jote e preferuar? 10 euro, 30 euro, 100 euro?

Apo nuk ka fare rëndësi sa kushton bluza, bluza ka plot, por kjo është e preferuara jote!

Të shkon shumë, ngjyra është perfekte dhe vishet me cdo gjë.

Epo, mbroje bluzën tënde nga njollat e djersës dhe aroma e sqetullës. E meriton.

Mos e djerësit jetën...

SevenDays, Antidjersë Roll-On Big Ball 50 ml

Përdorimi:

Blini tani

Ku mund ta gjeni Seven Days®?

Kur bëhet fjalë për shitjen e SevenDays®, ne mbështetemi te profesionistët. Me partnerët tanë të shitjes online Aoos.com.al, Aladini.al dhe Supermart.al porosia juaj është në duar të sigurta.

SevenDays® mund ta blini gjithashtu në dhjetëra farmaci në të gjithë Shqipërinë.

Kontakt